HomePolitikë

Vokshi i përgjigjet Spiropalit

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit, e cila i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha të mbyllë gojën e të mos flasë për shkarkimin e Agim Kajmakut, pasi është edhe vetë i pandehur.

Në një mesazh në “Facebook”, Vokshi shkruan se nën drejtimin e Ramës, PS është bërë streha e çdo krimineli, që ka vjedhur zgjedhjet për llogari të tij. Sipas saj, Spiropali e doganave nuk mund të flasë për ligj, pasi është akuzuar për 5 milionë euro korrupsion.

“Kur flet për ligj Elisa Spiropali e doganave pa tra dhe e akuzuar për 5 milion euro korrupsion, studentët e vitit të parë të juridikut ulin kokën nga turpi! Nën drejtimin e Edi Ramës, PS është bërë streha e çdo krimineli që ka vjedhur zgjedhjet për llogari të tij.

Janë mbi 300 politikanë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë, të emëruar nga Edi Rama, që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit. Shpifjet bajate me para të pista që i sajon vetë, në mënyrë që shqiptarët të mos shohin sa i zhytur në llumin e krimit e të korrupsionin është Edi Rama, nuk i beson më askush”, shkruan Vokshi.

foto galeri

TË NGJASHME