HomePolitikë

Vokshi publikon shifrat: Koncesioni Milot-Balldre, rekordi i korrupsionit

PD ka vijuar akuzat ndaj qeverisë lidhur me koncesionet për rrugët Orikum-Dukat dhe Milot-Balldrem. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Albana Vokshi tha se lidhur me këto rrugë është një fond prej 328 mln eurosh, e përkthyer ndryshe sipas saj 1 kilometër rrugë do t’i kushtojë shqiptarëve 10.5 milionë euro.

Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Europës 10.5 milionë euro.

Me koncesionin për Milot Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.”, tha ish-deputetja.


TË NGJASHME