HomePolitikë

Voltana kërkoi ndalimin e takimit elektoral në Shkodër, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin elektoral që PS ka organizuar në Shkodër, por që nga kryebashkiakja Voltana Ademi shprehet kundër me pretendimin se nuk ka asnjë shesh të lirë.

Rama e cilësoi këtë akt si një fenomen të shëmtuar në dëshpërimin e antimitingut, ndërkohë që pretendon se opozita nuk ka asnjë në krah për këtë hap që ka ndërmarrë.

Sot ne kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër, për herë të parë që nga viti 1921 rishfaqet fenomeni i shëmtuar në atë dëshpërimin e vet antimig. Më kujton Enveristët fanatikë që përpiqeshin në grahmat e fundit t’i zinin rrugën Partisë Demokratike së re, dhe këta sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur busullën dhe që rrogëtarët e pahuar nga taksat në nivelin vendor po i përdor njësoj siç përdorte asaj kohe disa falanga njerëzish pa të ardhme.

Ajo që është e trishtueshme është fakti që njësoj si në atë kjo përpjekje nuk ka shumicën e shqiptarëve dhe asnjë mik apo partner. Të gjitha janë kundër gjithë kësaj që ndodh. A nuk iu kujton kjo Haxhi Qamillin që thoshte ‘sa të kem Shijakun dhe Kavajën me vete nuk e…’, ai thoshte një fjalë që nuk po e them, po e them ‘pyes’ për Francën e Anglinë’, tha Rama ndër të tjera.


TË NGJASHME