HomePolitikë

“Vonuan me një muaj blerjen e ushqimeve”/ Denoncimi i PD-së ndaj qeverisë

Në një deklaratë për mediat ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar faktin se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka kanë dhënë një tender 1.5 milion euro.

“Alo Edi, Alo Xhaçka, si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin? Në pritje të përgjigjeve nga Alo Qeveria!” deklaron Alibeaj.

Alibeaj thotë se qeveria nuk e ka mendjen tek qytetarët që nuk kanë bukë të hanë, pasi vonuan me 1 muaj tenderin për blerjen e ushqimeve, ndërsa kërkon përgjigje nga qeveria për këtë lëvizje të fundit.

“Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të Opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës.”

Deklaratë Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Të dashur shqiptarë, nga data 12 Mars 2020, Partia Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë që të sigurojë ushqime dhe ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në këtë situatë të rënduar.

Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të Opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës.

Qeveria bën propagandë me Rezervat e Shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime. Gënjen!

Të dashur shqiptarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ju!

Nuk e kanë mendjen te ju!

Nuk u duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo! E kane mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët.

Ju jeni pa bukë, Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1,5 milion euro.

Alo Edi, Alo Xhaçka, Dilni jepni shpjegime pse u vonua 1 muaj tenderi për blerjen e ushqimeve! Si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin?

Në pritje të përgjigjeve nga Alo Qeveria!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME