HomeSociale

Votimet 30 qershorit, Rama pritet me ovacione në PS: Moment historik

Mes ovacionesh të shumta nga përkrahësit e PS-së, kryeministri Edi Rama ka dal para mediave dhe e ka quajtur 30 qershorin si moment historik për Shqipërinë.

Rama nga selia rozë  tha se sot fitoi shpresa dhe qytetaria dhe humbi Shqipëria e djeshme pa din e as imam.

“Sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike të frymëzuar dhe organizuar për të ndaluar ecjen  tonë përpara në rrugën e normalitetit shoqëror dhe integrimin e popullit shqiptar në familjen e Evropës. Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye në ditëm kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhshmes, mes anti-shtetit dhe shtetit, mes politikës forcës dhe forcës së politikës, mes dhunës kërcënuese të së djeshme dhe shpresës së natyrshme të së nesërmes.

Sot fitoi e ardhmja, shteti, fitoi qytetaria, fitoi shpresa, fitoi Shqipëria e nesërme, humbi me turp Shqipëria e djeshme e pa din dhe as iman”, tha Rama.

*****************

Në një kohë që procesi i votimit është mbyllur në të gjithë vendin dhe shifra zyrtare e pjesëmarrjes mbahet ende “sekrete” nga ana Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka njoftuar  një konferencë për mediat në orën 21:00.

Nuk dihet ende se çfarë do të thotë kryeministri Rama për procesin e 30 qershorit, ky në pjesën më të madhe të bashkive u votua vetëm për një kandidat.

Gjatë paradites, Rama ka shprehur bindjen se votimet e sotme konfirmuan sipas tij se me popullin nuk luhet.

 “Besoj kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është fjalë boshe dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër veçse fundit me dështim dhe më turp. Sot është e rëndësishme që cdo qytetar në këtë vend të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar, kjo është gjëja më e rëndësishme sot, historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër se për kryetarët e rinj janë për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë”, ka thënë ai.

Do i merrni 61 bashkitë?

Sot po ndodh diçka historike dhe që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti, politikan dhe kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh interesit të madh kombëtar dhe hesapeve të popullit për një shtëpi të përbashkët.

Nëse BD merr një bashki do të shkoni ju në zgjedhje të parakohshme?

Jam në paqe me ju, ju dua shumë, jeni më të mirët

Si ishte të votojë në komunizëm?

A mund të ma hapni rrugën, nuk e keni kuptuar akoma se nuk i zihet rruga kujt është në të drejtë.


TË NGJASHME