HomeSociale

Votimet/ Reagon Kryemadhi: Pjesëmarrja ekstremisht e ulët…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagon pas votimeve të sotme, duke theksuar se pjesëmarrja ekstremisht e ulët tregon se shqiptarët refuzuan Edi Ramën dhe premtimet e tij.

Kryemadhi e konsideorn një fitore për demokracinë dhe një goditje kundër diktaturës.

Kryemadhi në Facebook:

85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.

Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve ?

P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi ?


TË NGJASHME