HomePolitikë

Votimi për anëtarët e Kushtetueses, reagon Presidenca

tedi-blushi

Presidenca ka reaguar pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji nga Kuvendi. Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se nuk ka asgjë të re dhe se Presidenti Meta vijon vizitën në Paris, pas të cilës do të ndajë vlerësimet me qytetarët.

“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan Blushi.

Tedi Fb

Kuvendi votoi sot dy anëtare të Kushtetueses sipas listës së ardhur nga KED duke marrë kompetencat e Presidentit Meta dhe duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, e para në listë.

Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi tha sot se Presidenti Meta nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar. Ruçi ka njoftuar se Besnik Muçi është anëtar i Kushtetueses, pasi ai është dekretuar nga Meta.

Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim, ndërsa Fjona Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 vota abstenim.

Po sot në mëngjes, Presidenti Meta tha se po ndjek me vëmendje këtë proces dhe ‘sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED’.


TË NGJASHME