HomePolitikë

Votohet rregullorja e re, PS “rikthen” imunitetin

Pavarësisht premtimitmazhorancës se do t’i tërhiqte nenet për imunitetin nga drafti për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, ato ishin përsëri prezente në mbledhjen e dytë të KomisionitLigjeve.

“Tregojeni me shembull që nuk doni t’i përdorni këto për interesat tuaja, për t’u mbrojtur nga ndjekja penale”, tha demokrati Enkelejd Alibeaj.

Ndryshimet për imunitetin u propozuan nga mazhoranca pasi Prokuroria kërkoi në Kuvend autorizimin për arrestimin e ish-deputetit Saimir Tahiri. Sipas draftit, akuza duhet të sjellë prova, por socialistët pohojnë se bëhet fjalë për asgjë më shumë se përafrimin e Rregullores me Kushtetutën.

Vasilika Hysi u shpreh: “Rregulloren do ta zbatoni edhe ju njësoj si në opozitë, ashtu edhe në mazhorancë”.

Tjetër shqetësim i opozitës është ndryshe nga sa më parë, këto ndryshime nuk po shqyrtohen në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku palët kanë barazi anëtarësh, por në Komsionin e Ligjeve, ku PS ka forcën e kartonëve.

Fjalët nuk u ndoqën nga veprat dhe pavarësisht gadishmërisë së Bashkim Finos, socialistët refuzuan me votë kërkesën e opozitës, të cilës iu bashkua Spartak Braho.

Deputetët opozitarë braktisën sallën, ndërsa PS miratoi e vetme në parim ndryshimet në Rregullore, përfshi nenet për imunitetin.

Në mbledhje tërhoqi vëmendjen ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas të cilit deputetët kanë humbur rolin duke u kthyer në kartona të qeverisë: “Në ndryshimet që janë bërë nga viti 2005 e këtej e kanë zbehur rolin e deputetit, që është kthyer në karton. Legjislativi është kthyer në zgjatim të ekzekutivit”.


TË NGJASHME