HomePolitikë

Votoi për shkarkimin e Metës, Blushi nxjerr foton e deputetit me 500 euroshe ballit: I siguruan pushimet çunat

Pas reagimit zyrtar të Presidencës për shkarkimin e Metës që u votua nga Kuvendi dje, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka bërë edhe një reagim të vonë.

Blushi ka postuar foton e deputetit të opozitës që votoii dje për shkarkimin e Metës, i cili shfaqet me një 500 euroshe në ballë.

Fjala është për deputetin Besnik Toplini, ndërkohë që Blushi ka ironizuar duke thënë se Toplini bashkë me deputetët e tjerë i siguruan pushimet për këtë vit.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI:

“Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.

I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha ??


TË NGJASHME