HomePolitikë

Voton zv.kryeministri, mesazhi që jep për shqiptarët

Ka votuar që në nisje të procesit të votimit numri dy i qeverisë, Erion Braçe.

Ai ka votuar pas pas orës 07:00, sapo është hapur qendra e tij e votimit në Liceun Artistik dhe me pas ka dhënë edhe një mesazh për gjithë shqiptarët, që të ushtrojnë vullnetin e tyre dhe të drejtën e votës.

Braçe ka theksuar se zgjodhi të votojë që herët në mëngjes, pasi do të jetë në zonën e tij elektorale për monitimin e procesit.

Një apel Braçe e bëri për gjithë komisionerët dhe njerëzit e ngarkuar me administrimin e këtij procesi, sipas tij shumë të rëndësishëm. “Te zbatojne ligjin dhe vetem ligjin”- theksoi ai.

“Më duhet të ndjek edhe Divjakën dhe gjysmën e Lushnjes. Është edhe freski në këtë orë. I ftoj që të gjithë që të bëjënë të njëjtën gjë. Të zgjedhin mëngjesin dhe të shkojnë në punët e tyre”- theksoi ai.

Pyetur a janë legjitime këto zgjedhje, Braçe deklaroi: Zgjedhje ka, zgjedhje po bëhen janë në datën dhe kohën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës dhe të shmangin votimin familjar.


TË NGJASHME