HomeLajmi i Fundit

Vranë pronarin e marketit në Kamëz, jepet masa e dënimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin, i akuzuar për vrasjen e pronarit të marketit në Kamëz, Agim Buci, gjatë tentativës së grabitjes në datë 24 prill 2018.

Gjykata ka dhënë dënimin edhe për bashkëpunëtorin e tij në grabitje, Rrushdi Hoda, duke e dënuar me 26 vjet burg.

Në ngjarje mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e viktimës  Merita Buci.