HomeLajmi i Fundit

Vrasja e 34-vjeçarit në Mirditë, identifikohet njëri nga autorët

Identifikohet njëri nga autorët e vrasjes se Eri Zefit në Mirditë.Në kërkim është shpallur Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 tetor në Zall Xhuxhë.

Vrasja e 34-vjeçarit dyshohet se është kryer në një zonë tjetër dhe më pas trupi i pajetë është hedhur në kanal në fshatin Zall Xhuxhë, në një zonë jo shumë të banuar. Viktima u gjet nga banorët e zonës i mbuluar në gjak dhe me shenja plumbash në trup, të cilët më pas lajmëruan policinë.

Burime zyrtare thanë se 34-vjecari Zefi mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit. Krimi ka dyshime se ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës ka kryer një vrasje në muajin shkurt të këtij viti.

Aktualisht policia është vë në ndjekje të një nga autorëve, ndërsa po punon për identifikimin e autorit tjetër të përfshirë në vrasje.