HomeLajme

Vrasja e 7-vjeçarit shqiptar që tronditi Zvicrën, detajet e rënda

Një ngjarje që ka tronditur të gjithë Bazelin. Të enjten e 21 marsit, Angela N. 75 vjeçare vrau me thikë vogëlushin nga Kosova, Mërgimin 7-vjeçar. Ai ishte duke shkuar nga shkolla për në shtëpi. Pas këtij veprimi, Angela N. kishte shkuar ne polici, duke pretenduar se ajo kishte vepruar nën ndikimin e nje gjendje te rënduar emocionale.

Mirëpo, vendimi i gjykatës në Bazel, thotë se, Angel N. kishte vepruar qëllimisht.

Hetuesit kanë gjetur në telefonin e Angela N. një mesazh që dyshohet të jetë shkruar një ditë para aktit, ku tregonte paraprakisht për vrasjen e Mërgimit, por dyshohet se kishte edhe mesazhe të tjera të cilët ajo i ka fshirë.

345062b4110185d684c59113d2e7eed5_XL-537x360

Sipas raportit të gjykatës, Angela N. nuk ishte aspak e penduar për vrasjen e 7-vjeçarit nga Kosova, ajo në seancë i kishte thënë gjykatësit se është e prekur me “empathy”, raporyojnë mediat kosovare.

Atë ditë Mërgimi kishte qenë përballë saj, kur ajo e kishte goditur me thikë në qafë dy herë. Pas këtij akti, mësuesi i Mërgimit kishte nxituar që ta ndihmonte atë. Por Mërgimi nxënës i shkollës fillore “Gotthelf” vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes nuk iu kishte mbijetuar plagëve të marra.

Ndërkohë, Angela N. ishte larguar nga skena, ishte ulur në një stol. Aty ajo kishte shkruar një mesazh për disa persona dhe institucione. Sipas medieve zvicerane ajo kishte lajmëruar autoritet për vrasjen e Mërgimit.

PPP-

Pas këtij veprimi, Angela N. kishte vrapuar me thikën që kishte kryer vrasjen duke hyrë në prokurorinë e Bazelit e ku aty e kanë arrestuar.

Angela N. për dekada të tëra ishte njohur si një problematike. Së bashku me burrin e saj, ajo kishte paraqitur kërkesa të panumërta në Administratën e Qarkut në Bazel në fillim të viteve 1980, duke pretenduar se ajo dhe burri i saj ishin viktima të një “afere korruptive gjyqësore”.


TË NGJASHME