HomeLajmi i Fundit

Vrasja e Hekuran Billës, ja vendimi i Apelit për Lakrën

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor.

Në dëshminë e dhënë më herët, Lakra është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Billën. Lakra tregoi se ka qenë  Sebastiani Mali që i ka bërë ftesë Hekuran Billës me Instagramin e saj.

Gjithashtu 26-vjeçarja i tregoi grupit të hetimit të gjitha vendet ku ka shkuar me Malin gjatë kohës kur ishin të lidhur bashkë, duke ndihmuar grupin e hetimit për të gjetur prova të reja që vërtetojnë përfshirjen e Malit dhe Viktor Markut në atentatin ndaj Billës.