Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Vrasja e ish-policit, dëshmitarët: Skenë “Far West”! 20 të shoqëruar

Policia e Tiranës ka blinduar kryeqytetin dhe vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes mafioze të 26-vjeçarit Santiago Malko me breshëri kallashnikovi, mbrëmjen e kaluar. Nga vendngjarja se policia ka sekuestruar 9 gëzhoja, por dyshohet të ketë edhe të tjera, pasi viktima është qëlluar me breshëri plumbash për disa metra.

Deri më tani janë shoqëruar në polici rreth 20 persona të rrethit familjar të viktimës, të cilët po merren në pyetje për krimin mafioz. Ndërkohë, gazetarja ka arritur të komunikojë edhe me dëshmitarë okularë, të cilët kanë parë gjithçka live, teksa kanë qenë në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

Ata kanë thënë se makina e ish-policit Malko ka qenë me shpejtësi, pasi ka parë që po ndiqej. Ndërkohë, sipas tyre, në momentin që është qëlluar, ai ka shtuar edhe më shumë shpejtësinë.

Dëshmitarët kanë theksuar se ka qenë një skenë “Far West” në rrugën “Xhenfize Keko”, deri në momentin që 26-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur me koshat e plehrave, duke i marrë ata përpara. Pasi ka kaluar mbi koshat e plehrave, makina e viktimës “BMW X 5” është përplasur me murin e një biznesi, duke çarë derën e tij rrethuese./ballkanweb

Related posts

Ekspertët e IT: Kujdes para se të shisni celularët!

Klaudia gotanews

Pëlqimet, çfarë po planifikon “Facebook” së fundmi

Gri

Besart Kadia jep alarmin: Po ikin të rinjtë po mbeten pleqtë

Mila
Na Kontaktoni!