HomePolitikë

Vrasja e Jan Prengës, Mustafaj: Rrjetet e drogës po bashkëpunojnë

Mustafaj-1

Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar në News 24 vrasjen e Jan Prengës i cili u mor peng dhe u ekzekutua rrugës për në Shijak nga persona me precedent kriminalë në fushën e trafikut të drogës.

Mustafaj thotë se fati që janë implikuar 3 banda në pengmarrjen dhe vrasjen e tij tregojnë se bandat kundrejt luftës, kanë nisur të bashkëpunojnë kurse shteti shqiptar i cili duhet t’i luftojë është i paaftë.

Mustafaj thotë se ky është një shqetësim ndërkombëtar në Angli, Itali, Greqi apo Spanjë dhe këto banda mund të luftohen vetëm nëse i lufton fillimisht shteti shqiptar.

‘’E kam ndjekur, nuk është e para. Është pak më ndryshe pasi nisur nga të dyshuarit në rrëmbimin dhe torturimin dhe likuidimin e viktimës janë përzier 3 banda. Zakonisht është një bandë me një tjetër. Por ky fakt tregon se rrjetet e drogës janë shumë të organizuara dhe bashkëpunojmë. E bëjnë krimin shumë të fuqishëm.

Ka një bashkëpunim ndërkombëtar dhe e bën shqetësim ndërkombëtar krimin e përfshirë me drogat e forta kokainë dhe heroinë. Në një raport të publikuar në Angli tashmë shqiptarët e blenë menjëherë drogën tek prodhuesi.

Duhet një shqetësim politik dhe i madh i shtetit pasi origjina e këtyre rrjeteve është në Shqipëri dhe nuk mund të luftohet vetëm në Angli, Itali, Greqi apo Spanjë. Duhet luftuar këtu. Ne kemi një shtet të  paaftë për ta luftuar, por edhe të implikuar me krimin. ‘’- tha Mustafaj.


TË NGJASHME