HomeLajmi i Fundit

Vrasja e Jurgen Kurtit, e ëma e Olsi Qalliajt: Informacionet e pavërteta, djali im se ka kryer krimin

Disa monitorime kamerash dhe përgjime kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen e biznesmenit Jurgen Kurtit, që implikojnë tre të arrestuarit në vrasje, në mesin e të cilëve edhe Olsi Qalliaj.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe e ëma e Olsit, Edlira Qalliaj e cila është shprehur se informacionet e dala janë të pavërteta, dhe se djali i saj nuk ka as biznes dhe as makinë.


E vërteta do të dalë në shesh. Ato që kanë dalë janë një skandal, janë të pavërteta. Djali ka një xhaxha në Itali dhe një në Amerikë. Nuk është gjetur asnjë armë në shtëpi. Djali nuk ka makinë, nuk ka biznes nuk ka asgjë. Bashkëshorti është në emigracion. Kemi një dyqan të vogël, me atë ushqehemi. Nuk e besojmë që djali e ka bërë këtë gjë”, ka thënë ajo.