HomeSociale

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Rrëfimi i Olsi Qalliaj në polici

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e “arrestit në burg” për tre të arrestuarit Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti, sot është zbardhur e plotë dëshmia e njërit prej personave të vënë nën hetim nga prokuroria, pikërisht Olsi Qalliaj.

Dëshmia e këtij të fundit është e para e dhënë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, në të cilën ai sqaron të gjithë kronologjinë, shitjen e makinës tip “Audi A6”, me të cilën dyshohet se autorët janë larguar pas kryerjes së krimit.

Olsi Qalliaj, në dëshminë e tij tregon se ditën e arrestimit kishte planifikuar të udhëtonte në drejtim të Gjermanisë së bashku me të dashurën e tij, ku sipas tij kishte planifikuar të qëndronte tre ditë. Por teksa ishte duke bërë procedurat e fundit ai është arrestuar nga policia dhe shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Jeni person nën hetim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Pasi në datën 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Jurgen Kurti dhe ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Nga këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se në këtë ngjarje është përdorur edhe automjeti tip Audi A6, me targë AA 301 RM, në pronësi të shtetasit Olsi Qalliaj. Ky shtetas dyshohet që të ketë lidhje me këtë ngjarje.


TË NGJASHME