HomeLajme

Vrasja e Nard Polisë, mbërrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit

Tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes së 32-vjeçarit, Nardi Polia kanë mbërritur sot para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini do të njihen sot me masën e sigurisë. Seanca, e cila kryesohet nga gjyqtari Andri Ymeri do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kujtojmë që një ditë më parë kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë e Shkodrës.


TË NGJASHME