HomeLajme

Vrasja e Santiago Malko/ Masa e dënimit për personat e shpallur në kërkim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar në mungesë, masën e arrestit me burg për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko.

Është pranuar kërkesa e prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, për caktimin e masës arrest me burg për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si she për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Ndërsa brenda pak ditësh pritet të vlerësohet masa edhe për Blendi Tetën, i arrestuar po për të njëjtën çështje.

Ju kujtojmë se  dosja u hetua si fillim nga prokuroria e Tiranës, për të kaluar më pas te Krimet e Rënda. Të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale vrasje me dashje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


TË NGJASHME