HomeRajon

Vrasja e shqiptarit në Greqi, reagon Partia Demokracia e re

Pas publikimit të videos së vrasjes makabre të shqiptarit të vrarë në burgun e Koridhalos në Greqi, ka reaguar edhe Partia Demokracia e Re.

Në Greqinë e SYRIZA tani konsiderohet normale që të burgosurit jo vetëm të organizojnë partinë, por edhe të vrasin njëri-tjetrin. Imazhet e vrasjes brutale në burgun e Korydallos janë tronditëse”, është shprehur zëdhënësi i partisë Kostas Karagounis.

Dje u bë virale videoja ku Albert Bako sulmohet me thika nga dy të burgosur të tjerë në burgun e Koridhalos, ndërsa të akuzuar për vrasjen e Bakos janë shqiptari Mikel Kastrioti dhe greku Aristides Floros.


TË NGJASHME