HomeLajmi i Fundit

Vrasja e studentes që tronditi Greqinë, çfarë po ndodh me 19-vjeçarin shqiptar

Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur që të shtyjnë akoma më tej periudhën e paraburgimit për shqiptarin, Aleksandër Luca, dhe grekun Manolis Koukouras, të akuzuar për përdhunimin dhe më pas vrasjen e studentes, Eleni Topaludhi, 21 vjeçe.

Gjyqi do të shtyhet edhe për 6 muaj, për t’u dhënë mundësi prokurorëve që të mbledhin prova të tjera për dy të akuzuarit. Studentja Eleni Topaludhi nga Janina ndodhej për studime në ishullin e Rodosit në Universitetin e Studimeve Mesdhetare.

parapolitika-????????????-??????-1ab2bb-49

Gjatë studimeve të saj në Rodos, Topaludhi ishte e pa shoqërueshme me miq. Në këto rrethana, edhe për shkak të largësisë së madhe nga prindërit e saj, ajo ishte e prirur për t’u shoqëruar me persona që ishin disi të panjohur për të.

Vajza u thirr në apartamentin e pushimeve të njërit prej të akuzuarve, me qëllim që të kryente marrëdhënie me të. Ajo nuk pranoi dhe dy djemtë e kërcënuan me fjalë dhe me thikë. Pasi vajza greke i kishte kërcënuar me denoncim në Polici, ata e rrahën edhe më keq atë.

eleni_topaloudi-5

Situata u agravua keq dhe dy djemtë e dërguan vajzën në një zonë bregdetare, nga ku edhe e hodhën nga largësia në det. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik të Greqisë dhe vendësit organizuan edhe një protestë masive për rastin makabër.

Ndërkohë, vetë 19-vjeçari shqiptar nuk e ka pranuar krimin, duke fajësuar për këtë shokun e tij grek.

aleksander-luca-manolis-koukouras-eleni-933x445-537x360

Sipas tij, ka qenë pikërisht 21-vjeçari Koukouras që ka dhunuar dhe goditur për vdekje studenten, pasi ajo refuzoi që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Nga ana tjetër, i riu grek bën përgjegjës shqiptarin për ngjarjen e rëndë./panorama.al