HomeLajmi i Fundit

Vrasja makabre e gruas në Mallakastër, ç’thanë në gjyq tre të rinjtë

Gjykata e Fierit ka lënë në burg sot tre të arrestuarit e dyshuar për vrasjen makabre të 50 vjecares Drita Saliaj në Gjerbes të Mallakastrës.

Prokurori i çështjes Hysen Ajasllari ka kërkuar arrest me burg pa afat për tre të rinjtë, ndërkohë që kjo u pranua nga gjyqtarja Orkida Lice.

Të arrestuarit janë Luis Saliaj 16 vjec, Elvis Zotaj 26 vjec dhe Sindi Shehaj 16 vjeç.

Luis Saliaj, ka thënë që nuk ka qenë i pranishëm në vrasje, por ka pranuar qe ka shkuar me dy autoret e tjere per te grabitur banesen e viktimes, raporton korrespondentja e Panorama. Gjithashtu edhe Ervis Zotaj ka mohur të ketë qenë autor i krimit makabër.

Gjykata vendosi që për dy të miturit, çështja do t’i kalojë për gjykim gjykatës së Vlorës.