HomeLajmi i Fundit

Vrasja në Gjirokastër, zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit

Sot u raportuar se policia kishte arrestuar autorin e vrasjes me sende të forta të 57-vjeçarit Gëzim Saraçi, i cili u gjend i pajetë në kamionçinën e tij.

Autori i vrasjes është identifikuar si Mihal Thimjo 33-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar në të njëjtin mjet me viktimën.

Mësohet se Thimjo ka deklaruar që Saraçi e ka sharë dhe ofenduar, madje e ka goditur i pari.

“Më shau, më ofendoi më tha se ju kaurët e qelbur keni bërë me shumë lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më sha, nuk dëgjoi dhe më qëlloi”,- ka pohuar ai në polici.

Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorim të sendeve të forta dhe i ka marrë jetën një 57 vjeçari në fshatin Zagori të Gjirokastrës. Mihal Thimjo 33 vjeç dhe Gëzim Saraçi 57 vjeç kanë qenë duke udhëtuar me një kamionëinë në aksin rrugor rural Polican-Suhë dhe në ecje e sipër janë konfliktuar për motive të dobëta.