HomeLajme

Vrasja në Kavajë, detaje të reja për ngjarjen

Vrasja e ndodhur në Kavajë, vazhdon të ketë plot mistere. Gazetarja Klodiana Lala, këtë të martë në emisionin Opinion ka dhënë disa detaje, e sipas saj vrasja nuk po hetohet më si krim pasioni.

“Në momentet e para u dyshua shumë për një krim pasioni. Tashmë nuk diskutohet më për një krim pasioni, prokuroria po thellon hetimin për trafikun e drogës. Marsida Qatja është aktualisht nën hetim për një vepër tjetër penale, për mashtrim. Kjo ngjarje ka shumë pikëpyetje, nuk kemi një krim të kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Dritan Haxholli nuk ka vajtur në banesë pa një thirrje, duket sikur është thirrur, ka rënë në një kurth. Në momentin që Dritan Haxholli ka shkuar në banesë, ka patur informacion edhe është sinjalizuar policia. Ai ishte një person në kërkim, policisë i është thënë që një person i armatosur është duke lëvizur në lagjen numër dy të qytetit të Kavajës, policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë”, tha gazetarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas. Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me Marsida Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov.

Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit. Në vendngjarje grupi hetimor mblodhi 1 gëzhojë kallashnikovi dhe 17 gëzhoja të pistoletës së Toçit. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se reagoi për vetëmbrojtje.

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas thotë se vrasja ka ndodhur në Kavajë nuk ka lidhje me trafikun e lëndës narkotike. Në emisionin Opinion, ai tha se 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë problematik dhe rasti i ngacmimit sipas tij ndaj Marsidës, nuk ishte i vetmi.

Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

Marsidës i kam thënë që stop deklarimeve. Një çështje nën hetim nuk ke çfarë flet dhe në atë traumë psikike që ishte ajo nuk duhet të fliste. Ajo e ka treguar ngjarjen siç, ka qenë”, tha më tej avokati.

Po ashtu ai ka treguar edhe detaje, pse burri i Marsida Qatjas është dënuar në Gjermani. Sipas tij, Indrit Hyseni në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike.

“Është dënuar mes Dyseldorfit dhe Duisburgut. Ai jetonte në Holandë. Ishte në Holandë. Nga Holanda i merr rastësisht një personi makinë dhe niset drejt Dyseldorfit. Atë ditë ka ndodhur operacion rutinë në gjithë Gjermaninë. U ndaluan 1800 persona dhe është ndaluar dhe ky person, në momentin që është ndaluar nuk ka pasur asnjë lloj. Kur i del që kishte të kaluar dhe ishte i dënuar në Shqipëri, i hyn me themel dhe makinës. Ka pasur një rast tjetër në Shqipëri, rast krimi por nuk ka lidhje me drogën. 16 orë bëhet kyqrja fizike e mjetit. Policia gjeti substancë, mbi 6 kg substancë. Prokuroria e ka skanuar. Personi nuk është i lidhur me këtë ngjarje fare. Ky nuk ka lidhje me këtë. Është dënuar për një vepër penale që ka penguar zbulimin e të vërtetës. Por ai nuk kishte lidhje dhe me këtë. Kishte pak muaj që kishte shkuar në Holandë”.


TË NGJASHME