HomeAktualitet

Vrasja në Laprakë: Identifikohet autori që kreu vrasjen

Vrasja e ndodhur dje, në zonën e LapakësTiranë,  la të vdekur 17-vjeçaren Briselda Gjikola e cila ndërroi jetë në spital, ndërsa 23-vjeçari Erion Bengo ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Policia  ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, një 19-vjeçar i cili qëlloi me breshëri plumbash ndaj dy të rinjëve që ndodheshin në automjet në zonën e Laprakës. Për arsye hetimesh, ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për 19-vjeçarin.

Paraprakisht mendohet se shkaku ka qënë një konfilikt mes të rinjve. Ish i dashuri i 17– vjeçares ka pasur një përplasje fizike me 23-vjeçarin, Erion Bengo dhe duket që gjendja është agravuar. Sipas Lapsi.al, policia po heton një pistë tjetër pasi në vitin 2016,  Erion Bengo është arrestuar për shantazhim ndaj një vajze me video intime ku i ka kërkuar 2 mijë euro.

Burimi: Ballkan Web dhe Lapsi.al


TË NGJASHME