Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Vrasja në Shkodër/ Policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorët

Policia e Shkodrës, ka arritur të zbardhi ngjarjen e rëndë, që tronditi fshatin Shosh të Dukagjinit, një ditë më parë. Në një njoftim të policisë, theksohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra familjare.

Për vrasjen e Lazër Arraj, policia ka arrestuar kushëririn e tij 26-vjeçar Marash Arraj, si dhe babain dhe vëllain e tij, të cilët dyshohen se janë bashkëpunëtorë në vrasje.

55-vjeçari Lazër Arraj kishte shkuar në fshat për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është ekzekutuar me armë zjarri. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Njoftimi:

Shkodër

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi L. A.

Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

M. A., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Related posts

11 fakte interesante që nuk i dinit për ‘perëndeshën e Hollywood’, Marylin Monroe

Mila

Ministrja e Mbrojtjes jep të dhënat për tërmetin: Do ketë lëkundje të tjera të lehta

Mila

Ku po e pret vendimin Saimir Tahiri

Mila
Na Kontaktoni!