HomeLajmi i Fundit

Vrasja në shtëpinë e Marsida Qatjas, Apeli merr vendim për ish-shefin e sigurisë së Burgut të Durrësit

Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kavajës për Bledar Toçi, ish-përgjegjësi i sigurisë në burgun e qytetit bregdetar. Toçi do të mbetet në qelitë e paraburgimit.

Ai akuzohet se vrau me armën e shërbimit shtetasin Dritan Haxholli, pas përplasjes në shtëpinë e Marsida Qatjas ne Kavajë, krim për të cilin akuzohet se e ka kryer me dashje.

Organi i akuzes, nga provat e mbledhura ne banesën e krimit si dhe dëshmitë e marra nga personat qe kane qene te pranishëm në momentet e ngjarjes, ka dale ne konkluzionin se vrasja ka qenë me dashje e jo ne kushtet e vetëmbrojtjes, siç ka thënë para oficereve te policisë gjyqësore shefi i sigurisë se brendshme pranë burgut në Durrës.

Në dosjen e prokurorisë, Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza, ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Nderkohe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të Bledar Tocit, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Me urgjencë, Toçi  ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë.

“Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje”- thuhet ne dosje.

Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike.