Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Vrasje me armë zjarri, një i vdekur

Një person ka gjetur vdekjen me armë zjarri në Shosh të Malësisë së Dukagjinit. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme dhe nga të dhënat e para raportohet se një person, i identifikuar si Lazer Arraj, 55-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka detaje lidhur me aurtorin dhe motivet e këtij krimi.

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

Related posts

Përgjimet e publikuara nga BILD, reagon PS

Xhensila Gotanews

Getoar Selimi paralajmëron për një projekt të ri

Mila

KQZ thirrje qytetarëve: Afati për të kontrolluar emrin, deri më 21 maj

Mila
Na Kontaktoni!