HomeSociale

Vrasjet në Shqipëri. Reduktohen me 28% që prej vitit 2016

Në vitin 2018 numri i vrasjeve qëndroi pothuajse i njëjtë me atë të 2017-ës. Në vitin që lam pas, në vend u regjistruan 51 vrasje, vetëm një më pak se viti paraardhës.

Por krahasuar me 2016-ën numri i krimeve kundër jëtës me pasoja fatale është ulur me 28 %, pasi në atë vit u regjistruan 71 vrasje.


Ndërkohë gjatë 2018-ës në aksidentet rrugore që ndodhën në të gjithë vendin, humbën jetën 212 persona.

Nga të dhënat krahasuar me vitin 2017 në rrugët e vendit rezulton të kenë humbur jetën 11 persona më pak. Sipas analizave të policisë rrugore krahasuar me 2016-ën rezultojnë 57 të vdekur më pak në aksidente, kjo edhe për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë të ndërgjegjësimit për përdorimin e rripit të sigurimit pas ashpërsimit të gjobës 2 vite më parë.

Ndërkohë nga analizat e brendshme të policisë rezulton se për 2018-ën, problem mbetën vjedhjet e banesave dhe bizneseve./tch


TË NGJASHME