HomeRajon

Vrau gazetarin sllovak/ Rrëfehet ish-ushtaraku

Ish-ushtaraku Miroslav Marcek pranoi vrasjen e gazetarit sllovak Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova gjatë marrjes në pyetje nga Agjencia Kombëtare e Krimit, u njoftua më 11 prill.

Deri më sot ish-ushtaraku figuronte vetëm si ‘shoferi’, ndërsa vrasësi mendohej kushëriri i tij, Tomas Szabo.

Jan Kuciak u vra në shkurt 2018 së bashku me të fejuarën e tij në banesën e tyre. Vrasja shkaktoi protesta dhe një krizë politike që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico dhe ministrit të brendshëm Robert Kalinak.

Kuciak besohet të ketë qenë vrarë në lidhje me artikullin e tij të fundit ku shkroi për aktivitetet e dyshimta të biznesmenit Marian Kocner dhe lidhjet e tij me partinë politike në pushtet Smer-SD.

Për vrasjen akuzoheshin 5 persona, mes të cilëve edhe  Marian Kocner, i cili vazhdon të mohojë çdo lidhje.


TË NGJASHME