HomeLajmi i Fundit

Vrau kunatën me pushkë, arrestohet Agron Tanushi, fshihej në një lagje të Lushnjës

Arrestohet Agron Tanushi, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij 34-vjeçare. 31-vjeçari Tanushi është kapur në Lushnje. Mësohet se autori ka një motër të martuar në Lushnje dhe menjehëre pas ngjarjes iku në Lushnjë, u mor infomracioni dhe agjentët e policise Kriminale te DVP Tirane dhe komisariatit 5 dhe në bashkepunim me Policine e Lushnjes ushtruan kontrolle, por ai nuk ishte në banesën e së motrës. Pasi u rrethua zona, pas 14 orësh operacion u bë arrestimi i tij.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë, pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshme.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja J. H., Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje dhe falë metodave proaktive mëngjesin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit, i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.