HomeSociale

Vrau me sëpatë të atin, Gjykata lë në burg të riun. Zbardhet dëshmia

Gjykata për Krime të Rënda la në burg Arjan Shahajn, i cili dy ditë më parë vrau babain e tij në Memaliaj.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Shahaj ka pranuar krimin dhe pohuar se është dhunuar prej vitesh nga i ati i tij.

Ditën e ngjarjes ata kanë debatuar për arsye banale dhe viktima e ka goditur me shuplakë. Pas kësaj Shahaj ka thënë se e ka goditur me sëpatë pas qafës.

Dëshmia e plotë

Banoj në fshatin Shalës të Memaliajt dhe në shtëpi jetoj me dhe prindërit, vëllain Bilbili, kunatën, nusen e vëllait dhe vajzën e tyre të vogël 4-vjeçare. Ne kemi në pronësi 50 kokë dhi dhe sot u ngrita si zakonisht kur doli dielli .

Vëllai iku me dhi, ndërsa unë dhe babai ikëm për të prerë dushk. Ne ecëm drejt Arës së Ramizit, me vete kishim marrë mushkën dhe nga një sëpatë për të prerë dushk. Kur arrritëm te Ara e Ramizit, babai më tha se të hipi te lisi dhe të pres gjethet, unë nuk hipa, pasi pema kishte gredha të kuq të cilët të hanë dhe më bëjnë reaksion.

Në disa raste ai të shkakton edhe vdekjen. Kur kundërshtova ai më shau dhe goditi me shuplakë në kokë. U shtymë me njëri-tjetrin, në këtë moment e godita me myqën e sëpatës në pjesën e qafës, prapa veshit. Ai ra përtokë dhe unë u largova drejt shtëpisë. Pasi eca për 10 minuta, mbërrita në shtëpi, u ndërrova vesha pantallona të kuqe dhe një bluzë behari të bardhë dhe në këmbë kisha një palë opinga.

Në shtëpi ishte nusja e vëllait, të cilës i kërkova 40 mijë lekë. Ajo mi dha dhe pasi i mora, u vesha dhe ika. Pasi eca pak në këmbë, hipa në një makinë të zezë, brenda ishin 3 persona, unë hipa në pjesën e pasme dhe me të shkova deri në Këlcyrë. Në Këlcyrë hipa në një mikrobus dhe me të shkova deri në Dragot të Tepelenës. Këtu zbrita për të pritur një furgon qe do më çonte në Tiranë, por ai u vonua dhe unë mora nje taksi dhe shkova deri fe Ali Pasha në Tepelenë. Shoferit i dhashë 150 lekë të reja.

Aty qëndrova rreth 45 minuta deri sa erdhi një mikrobus që do shkonte në Tiranë. Hipa aty dhe pasi ecëm ca në fshatin Cakran ndaluam të hanim. Aty mora një pilaf, që nuk e hëngra pasi isha i shqetësuar. Pasi hëngrëm bukë, u nisëm drejt Tiranës, udhëtuam 5 minuta dhe na ndaloi Policia. Ata u futën në mikrobus dhe më pyetën për emrin. I thash që quhem Arjan Shahaj, ata më vendosën pranga dhe shoqëruan te makina e policisë./panorama.al


TË NGJASHME