HomeRajon

Vrau vogëlushin shqiptar, ja sa dënohet maqedonasi

Është dënuar me 6 vjet heqje lirie. Boban Iliç, maqedonasi që shtypi për vdekje me makinë vogëlushin shqiptar Almir Aliu. Jo vetëm kaq, por Iliçit i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndërkohë, gjykata ka dënuar edhe babanë e Almirit, Sedat Aliun me 6 muaj burg për “dhunë”. Babai i Almirit përpara mediave deklaroi se ky vendim e vrau për së dyti djalin e tij.

Iliç fillimisht u akuzua me veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa më pas u rikualifikua veprën për “aksident trafiku me pasojë vdekje”.

Ngjarja e dhimbshme ndodhi në korrik të vitit 2016, ku për shkak të një zënke verbale mes familjes Aliu dhe vëllezërve Iliç, me veturën e markës Mercedes vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu u shtyp për vdekje nga Boban Iliç.


TË NGJASHME