HomeLajme

Vriten me armëzjarri dy vëllezërit, identifikohet autori

Dy vëllezër kanë humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në Krujë, si pasojë e plagëve të marr nga armët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz,  ku dy vëllezërit  Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri për arsye ende të paqarta.

Autori i dyshuar shtetasi R.P, 32 vjeç nga Gramëz i Krujës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

NJoftimi i policisë

Identifikohet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.

Autori i dyshuar shtetasi R.P, 32 vjeç nga Gramëz i Krujës

Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën

Gjendet makina e autorit të dyshuar të vrasjes.

Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz të Krujës.

Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit .

Vijon krehja e zonës.

Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME