HomeLajmi i Fundit

Vritet me armë 33-vjeçari, Policia jep detajet e para

Mengjesin e sotem eshte gjetur i vdekur ne makine nje 33-vjecar. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës dhe sipas informacionit te para te policise, “është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.”

Njoftimi i Policisë

Kavajë/Informacion paraprak Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.