HomeLajme

Vritet nga gjuetarët ilegalë gorilla më i famshëm i Afrikës

Nje lajm i hidhur vjen nga Afrika.

Rafiki, një nga gorillat më të famshëm kurriz-argjendtë të Afrikës është vrarë në Uganda, duke shkaktuar zemërim të gjerë në komunitetet vendase.

Sipas raportimeve katër njerëz janë arrestuar për ngjarjen dhe përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë për vrasjen e gorilles.

Gorilla kurriz-argjendtë 25-vjecar ishte udhëheqësi i një grupi prej 17 gorillash mali dhe vdekja e tij e lë grupin në kaos, me shanse të mëdha për t’u shpërbërë.

Autoritetet në Uganda thane se vdekja e Rafikit ishte një goditje e rëndë pasi nga specia e tij kanë mbetur më pak se 1000 ekzemplarë.

Specia e gorillave të malit jeton vetëm në zona të mbrojtura të Ugandës, Ruandas dhe Republikës Demokratike të Kongos.


TË NGJASHME