HomeShëndeti

Vuani nga alergjitë? Ju tregojmë mënyrat për ta larguar atë pa përdorur ilaçe

Me siguri bëni pjesë në grupin e njerëzve që po luftoni kundër alergjisë.

Nëse keni tështima, kruajtje apo rrufë kjo ju është bërë pasi alergjitë tashmë janë në stinën e tyre.
Ata që vuajnë nga alergjitë i varin shpresat tek shumë medikamente dhe solucione spërkatëse që të gjejnë shpëtim mirëpo jo të gjitha kanë sukses.

Më poshtë do ju tregojmë disa kura natyrale që zbusin simptomat e alergjive dhe ju ndihmojnë të merrni frymë lirisht.

Sipas një studimi personat që konsumojnë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 kanë më pak gjasa të vuajnë nga simptomat e alergjisë.
Ushqimet me omega-3 ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe janë kryesisht peshqit e rritur në ujëra të ftohta, arrat, vezët dhe vaji i farave të linit.

Nëse dëshironi t’i mbani të pastra rrugët e frymëmarrjes përdorni specat djegës, mustardën dhe rrepën e bardhë.
Të tre këto ushqime shërbejnë si zhbllokues natyralë të përkohshëm. Në këtë stinë, sugjerohet të shmangni edhe ushqimet ndaj të cilëve jeni alergjikë.

Uji i kripur
Përdorimi i ujit të kripur ose ujit te detit eshte përdorur për mijëra vite me rradhë për të pastruar sinuset nga substancat që shkaktojnë alergji.

Hithra
Nëse vendosni se keni nevojë për antihistaminë, por do të preferonit një alternativë natyrale, atëherë ju sugjerojmë hithrën e cila luan të njëjtin rol si medikamentet kundër alergjive, por pa efektet anësore si goja e thatë ose përgjumja.


TË NGJASHME