HomeLifestyle

Vuani nga rrathët e zinj poshtë syve? Disa mënyra si t’i largoni

Një nga problemet më të shpeshta janë dhe krijimi i rrathëve të zinj rreth syve. Shpesh për eliminimin e tyre drejtohemi drejt produkteve kozmetike, por ka disa mënyra efikase përmes të cilave mund të arrijmë të ‘shpëtojmë’ nga to.

  1. Përdorimi i fetave të kastravecit. Është një mënyrë mjaft e mirë për të rifreskuar lëkurën poshtë syve. Vendosni nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajeni përreth 10 deri në 15 minuta. Përpiquni ta realizoni përditë këtë procedurë.
  2. Vendosni në lëkurën poshtë syve qese çaji të ftohtë ose kuba akulli të vogla, të cilat duhet t’i mbështillni me një leckë të butë. Kryeni diçka të tillë çdo ditë për 10 deri në 15 minuta. Në këtë mënyrë do të arrini të shmangni fryrjen e syve.
  3. Përdorni një lugë të ftohtë në pjesën e rrathëve të syve. Mbani në frigorifer dy lugë për 10 deri në 15 minuta dhe më pas vendosini në sy derisa të marrin temperaturën e ambientit.
  4. I këshillueshëm është edhe përdorimi i kremit për sytë që përmban vitaminën K dhe retinolin. Zakonisht krijimi i rrathëve poshtë syve ndodh nga mungesa e vitaminës K.

TË NGJASHME