Lajme Politikë Rajon

Vuçiç flet në OKB

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka qenë një prej pikave kryesore në të cilën është përqendruar presidenti serb, Aleksander Vucic, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij një zgjidhje ideale duhet të jetë e tillë ku asnjëra palë nuk merr gjithçka por merr mjaftueshëm, duke thënë se askush tjetër nuk e dëshiron më së shumti një zgjidhje se sa Serbia për shkak të stabilitetit.

Kreu i shtetit serb ka thënë se problemi me Kosovën po i shkakton Serbisë edhe probleme ekonomike, prandaj thotë se do të bisedojë për të gjetur një zgjidhje edhe përkundër të gjitha pengesave.

Vuçiq teksa ka folur për negociatat me Kosovën, ka cituar ish-presidentin amerikan John F.Kenedy i cili ka thënë se nuk mund të negociohet me njerëz që thonë se “ çfarë është e imja është imja dhe çfarë është e jotja është e negociueshme”.

Tutje Vuçiq ka thënë se marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar në vitin 2013 e ka përmbushur plotësisht vetëm Serbia, edhe përkundër faktit se ambasadori amerikan, Kyle Scott, ditë më parë kishte bërë thirrje që edhe Serbia të bëjë punën e saj në përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja.

Me tej kreu i shtetit serb është ankuar edhe për taksën, duke thënë se që nga 21 nëntori i vitit 2018 e deri më 21 gusht 2019, Serbia ka humbur 350 milionë euro.“Ne duam të vazhdojmë dialogun edhe përkundër tensioneve, problemeve dhe veprimeve të një anshme të Prishtinës, siç është taksa. Që nga vendimi për taksë më 21 nëntor 2018, ne kemi humbur 350 milionë euro deri më 21 gusht (2019). Kjo taksë ka kufizuar edhe jetën e serbëve. Megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe Serbia ka vepruar me përgjegjësi, dhe ka tentuar që qetësojë situatën”, ka thënë ndër të tjera Vucic.

Prandaj sipas tij është e nevojshme që në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ketë prezencë edhe të Kombeve të Bashkuara, duke përmendur UNMIK-un, pasi sipas tij duhet një garancë dhe siguri për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Pavarësisht të gjithave unë besoj se marrëveshja ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është e një rëndësie të madhe për stabilitetin e rajonit. Ne po i vazhdojmë përpjekjet për një zgjidhje, ndryshe pse do të ndërtonim autostradën Nish-Prishtinë. Serbia gjithmonë ka qenë kryqëzim i shumë rrugëve”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

Përveç Kenedy’s, Vuçiq ka cituar edhe ish-presidentin tjetër të SHBA’së, Abraham Lincoln.

“ Nëse është diçka që një njeri mund ta bëj mirë, unë them le ta bëjë. Jepjani atij një shancë”, ka cituar Vuçiq.

Ndërkohë për luftën e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës ka folur para gazetarëve vetëm pasi ka dalë nga mbledhja, duke thënë se dy ministra të dy shteteve të rëndësishme afrikane e kanë përgëzuar Daçiqin për “pozicionin ndaj Kosovës”./GazetaExpress/

Related posts

KQZ jep shifrat zyrtare: Deri tani, pjesëmarrja në votime…

Mila

Vizat amerikane, rregullat e reja

Klaudia gotanews

Ushqimet që na japin më shumë energji

Mila
Na Kontaktoni!