HomeRajon

Vuçiç letër Trumpit për Pavarësinë, përmend edhe…

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i ka shkruar presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në letrën e tij të urimit, Vuçiç e ka përmendur edhe problemin me Kosovën, ku i ka kërkuar presidentit amerikan gjetjen e një zgjidhjeje finale në mes të dy shteteve të cilën ai e quan edhe si kompromis.

“Unë përfitoj nga ky rast për të ju falënderoj për mbështetjen që na ofrojnë Shtetet e Bashkuara drejt Evropës, dhe në veçanti për mbështetjen e  përpjekjeve që Serbia është duke bërë për të promovuar një politikë të paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut me Prishtinën”, thuhet në letrën e presidentit serb.

Ndër të tjera Vuçiç i ka bërë thirrje presidentit amerikan që ta vizitojë Beogradin.

“Me shpresën që së shpejti do të na vizitoni, pranoni përshëndetjet më të ngrohta dhe respektin tim të thellë”, thuhet në përfundimin e letrës së Vuçiç, drejtuar presidentit Trump.

Perveç tjerash presidenti serb ka folur edhe për përforcimin e raporteve Serbi – SHBA.


TË NGJASHME