HomePolitikë

Vuçiç: Pse nuk dola në foto me Metën

Një foto ku shihet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që nuk qëndroi për të bërë foto me presidentin shqiptar, Ilir Meta, presidenten e Kroacisë, Kitarovic dhe atë slloven, Pahor po bën xhiron e rrjetit. Vuçiç ka reaguar për mediat serbe, dhe e ka konsideruar një keqkuptim duke hedhur poshtë spekulimet se nuk pranoi të dalë në foto.

Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me Kolindën, Pahorin dhe Metën, por ajo nuk ishte diçka zyrtare”, tha Vuçiç.

Ndërsa për shtrëngimin e duarve me Hashim Thaçin në prezencë të Federica Mogerinit, Vuçiç tha se e kishte parë dhe i kishte dhënë dorën. “Nëse tani po merreni se ishte një shtrëngim duarsh i ftohtë, apo nuk e di. Merreni si të doni. Ishte një takim në një bufe ku kishte edhe çaj të ngrohtë”, e ka mbyllur Vuçiç


TË NGJASHME