HomeRajon

Vuçiç-Ramës-Zaev, ja për çfarë ranë dakord

Edi Rama, Alekandar Vuçiç dhe Zoran Zaev u zotuan sot se do të çojnë përpara të gjitha angazhimet që kanë marrë për bashkëpunimin e thellë midis tre shteteve. Duke folur në konferencën e përbashkët me presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, Rama tha se angazhimet dhe projektet që synohen të çohen përpara janë dakordësuar në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rama: Rajoni duhet të ecë përpara, takimi i vlefshëm

Sic shkruajne mediat serbe, kryeministri shqiptar Edi Rama tha ne fjalen e tij se rajonit i duhej dëshpërimisht për të ecur përpara dhe se nisma, e njohur ndryshe si “Shengeni i vogël”, ishte i hapur për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.

“Ky nuk është një takim që ka ndodhur papritur dhe unë do doja t’ju sqaroj se nuk ka për qëllim ndonjë ekskluzivitet, përkundrazi, është një hap që është ndërmarrë për të siguruar një proces përgjithësisht gjithëpërfshirës”, theksoi Rama, duke nenvizuar se çështjet e hapura që ekzistojnë në zemër të rajonit nuk duhet t’i ndalojnë palët të “bien dakord të mos pajtohen për disa çështje”, si dhe të bien dakord për atë që shqetëson të gjithë qytetarët.

Në konferencën pas takimit, Rama falënderoi Presidentin serb Aleksandar Vucic dhe Kryeministrin Zoran Zaev për takimin, i cili tha se ishte i vlefshëm dhe do të kishte një rezultat të rëndësishëm.

Rama njoftoi se presidentët kishin rënë dakord të mbështesin parimet e deklaratës së përbashkët, titulli i të cilit, tha ai, ishte gjithçka për zbatimin e katër lirive themelore të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se të gjitha vendet duhet të bëjnë më shumë për qytetarët e tyre dhe për përfitimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe kapitalit në këtë territor.

“E tëra çfarë duhet të bëj është të ju jap një shembull për të kuptuar se sa dëshpërimisht duhet të ecim përpara, sic janë 26 milion orët e pritjes të kaluara në vendkalimet kufitare”, tha Rama.

DEKLARATA E VUÇIÇ

Pas një takimi trepalësh, Vuçiç iu drejtua mediave, duke thënë se sot u diskutua për përfitimin e qytetarëve të të tre vendeve, dhe se qëllimi ishte që qytetaret te mund të kalonin kufijtë e vendeve te tyre deri në fund të vitit 2021 vetëm me një Karte identiteti. Dokumenti që do të shihni bazohet në lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi … Qëllimi ynë është të krijojmë, deri në fund të vitit 2021, mundesine për të kaluar kufirin vetëm me një kartë identiteti. Gjë që nuk është e mundur tani me Shqipërinë, tha Vuçiç, duke shtuar se kamionët në Ballkanin Perëndimor po humbnin 26 milion orë vetëm duke pritur në kufij – shtoi Vuçiç, duke njoftuar takimin e radhës që në fillim të 10 nëntorit.


TË NGJASHME