HomeRajon

Vuçiç – zyrtarit të DASH-it: Si të dialogojmë me Kosovën?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Ai ka dhënë disa detaje nga takimi i sotëm.

“Kemi biseduar për dialogun e ndalur, mënyrën se si ky dialog duhet të vazhdojë. Pozicionet tona janë të ndryshme, SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, kurse Serbia e konsideron si pjesë e saj. Unë kam lutur Palmerin në emër të Serbisë që ta kuptojë kërkesën tonë për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje”, deklaroi Vuçiç në konferencë për media.

Ai, po ashtu, është ankuar për taksën ndaj mallrave serbe.

“E kam njoftuar po ashtu se nuk janë të vërteta se Serbia ka shfrytëzuar taksën për të bllokuar dialogun me Kosovën. Nëse nuk jeni në gjendje të transportoni një keks te një shtet tjetër, ku është kuptimi të bisedoni me ta”, shtoi ai.

“I jam mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e ofruar për rrugëtimin evropian të Serbisë. Më së tepërmi kemi biseduar për Kosovën, por raportet tona janë të mira dhe mund të përmirësohen edhe më shumë”, theksoi ndër të tjera Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka shfrytëzuar rastin që gjatë konferencës për media me Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer që po qëndron në kryeqytetin serb ta ftojë përsëri Presidentin e SHBA-ve që të shkojë për vizitë në Beograd.

“Pak vende janë në botë, në të cilat edhe për mandatin e parë edhe për mandatin e dytë ka mundur të ketë kaq shumë mbështetje si në Serbi edhe pse nga Trump nuk mund të presim ndryshim të rëndësishëm të qëndrimit për Kosovën dhe Metohinë por ne shpresojmë që SHBA’të do të kenë një pozicion më të balancuar i cili do të ishte pak më i volitshëm për dhe që do të merrte parasysh për interesat e Serbisë në të ardhmen”, ka thënë Vuçiç.


TË NGJASHME