HomePolitikë

Vuçiq me tone të ashpra: Konflikti me Kosovën mund të përshkallëzojë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, mbajti një fjalim drejtuar popullit serb, ka foli lidhur me rëndësinë e dialogut mes Kosovë-Serbi.

Ai shprehet se: “Është e rëndësishme t’iu them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment. Situata me Kosovën nuk do të jetë e lehtë në muajt e ardhshëm. Nuk duhet t’ua lëmë fëmijëve tanë konfliktin e ngrirë”.

Ai tha se do bëjë gjithçka për të vazhduar negociatat, pasi në rast se nuk arrihet një marrëveshje një konflikt i ngjashëm mund të ndodhte mes dy vendeve, dhe se Serbia do të bëjë gjithçka për të evituar një konflikt të tillë.

“Mesazhi më i rëndësishëm për ne është mesazhi i paqes dhe dialogut. Ne duhet të kujdesemi për të ardhmën e fëmijëve tanë”, vijoi më tej Vuçiq.

Isa Mustafa ka folur lidhur me procesin e dialogut ka folur për Periskopin dhe u shpreh se momentalisht nuk bëhet fjalë për ndërprerje të dialogut.

“Kërkesa për ndërprerje të dialogut nuk mund të arsyetohet. As z.Thaçi dhe as z.Veseli nuk kanë kërkuar ndërprerje të dialogut, sa kanë qenë në  Kosovë, e as nga Haga; nuk i kanë përzier Dhomat e Veçanta me dialogun. As PDK-ja. E kam theksuar se dialogu nuk zhvillohet per Serbinë por zhvillohet për interesa të Kosovës, për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa


TË NGJASHME