HomeRajon

Vuçiq: Na ndihmoni të gjithë të merremi vesh me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se Serbia do të bëjë çfarë të jetë nevoja për të arritur një marrëveshje me Prishtinën.

“Ne do të bëjmë ckado që është e duhur që të arrijmë marrëveshje me Prishtinën. Unë mendoj se situata aktuale është mjaft pestimiste por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të bëjmë më të mirën e mundshme që të ndajmë paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjysma e Kosovës është e ndarë, gjysma e bashkësisë ndërkombëtare e njohin pavarësinë e gjysma jo. Në këtë situatë duhet të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Vuçiç në panelin e diskutimit në forumin ‘Globsec’ të Sllovakisë.

“Situata politike në këto momente është të mundohemi të gjejmë një zgjidhje dhe shpresojmë të kemi njerëz më kurajozë jo vetëm në Prishtinë dhe Beograd, që të pranojnë kompromisin që të jetë në favor të të dyja palëve. Ne duam të gjejmë një zgjidhje që do të jetë në favor të të dyja palëve. Duam në një farë mënyrë të gjejmë një zgjidhje. Jam i nderuar që jam këtu me presidenitn Gjukanoviq dhe me presidentin Thaçi. Do të doja ta përshëndesja këtu edhe Catherine Ashton”, ka thënë Vuçiç.

“Ju me keni premtuar se cështja e taksës është punë ditësh, kanë kaluar muaj dhe një masë e tillë ende qëndron”, citohet t’i ketë thënë presidenti serb atij kosovar.

Më tej Vuçiç ka folur edhe për çështja e taksës e marrëveshjen e CEFTA-s, duke thënë se nëse masa hiqet janë të gatshëm të fillojnë menjëherë dialogun.

Presidenti serb i drejtohet atij kosovar duke thënë se “ju me keni premtuar se cështja e taksës është punë ditësh, kanë kaluar muaj dhe një masë e tillë ende qëndron”.

“Kosova ka nënshkruar me Beogradin marrëveshjen e CEFTA. Serbia nuk ka dashur të ndalë qarkullimin e mallrave me Prishtinën, ne skemi bërë asgjë këta kanë bërë vetëm pse këta janë ndier të turpëruar sepse menduan se Serbia do të njohë apo mbështesë pavarësinë e tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi.  Mund të tregoj se jemi gati të fillojmë bisedimet menjëherë”, tha presidenti serb.


TË NGJASHME