HomeLajmi i Fundit

Vuri eksploziv në banesën e babait, arrestohet 35-vjeçari

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Vlorë, pasi dyshohet se ka vendosur eksploziv në banesën e babait të tij. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E. O ishte i shpallur prej kohësh në kërkim.

Sipas policisë, në datën 30 mars 2019, ai dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta.

Ndërkaq, ndaj tij rëndon edhe një vepër tjetër penale si “Dhuna në familje”. Vjehrra e tij më 9 mars 2019 e ka kallëzuar dhëndrin për dhunë fizike ndaj vajzës së saj.