HomeSport

Wanda Nara i kam kërkuar ndihmë Morattit

Wanda Nara ka bërë të ditur se i ka kërkuar ndihmë ish-presidentit, Massimo Moratti, për Mauro Icardi i cili po kalon një periudhë shumë të vështirë te Inter.

“Ajo pohon se heqja e shiritit të kapitenit nga burri i saj ishte i ngjashëm me heqjen e njërës prej këmbëve të tij.Risultati immagini per wanda
Inter e emëroi portierin Samir Handanovic kapiten të ri të klubit javën e kaluar, menjëherë pasi ia hoqi këtë të drejtë Mauro Icardit.

Icardi mungoi në dy ndeshjet e fundit të zikaltërve në Evropa Ligë kundër Rapid Vienna, dhe në Serie A kundër Sampdorias mbrëmë, edhe pse ishte në tribuna për ta parë ndeshjen.

Risultati immagini per wanda
Tani, gruaja e tij, e cila pohon se Icardi dëshiron të vazhdojë me Inter, thotë se vendimi i Inter për t’ia marrë shiritin e kapitenit, ka qenë goditje pas shpine për të dhe burrin e saj.
Risultati immagini per wanda
Duke folur të dielën mbrëma në emisionin Tiki Taka, Wanda tha: “Disa thonë se shiriti i kapitenit është i pakuptimtë, por për Mauron ka qenë sikur ia hoqën njërën këmbë e jo shiritin e kapitenit. Ai e vesh atë fanellë [të Inter] me aq krenari, dhe nëse do të merreshin vendime në të kaluarën mes parasë dhe dashurisë për fanellën, ai gjithmonë do ta zgjidhte fanellën”.
Immagine correlata
“E kam telefonuar Morattin dhe i kam thënë; ‘të lutem a mund ta ndihmosh Icardin të luajë sërish sepse do të thotë shumë për të’”.
Risultati immagini per agnelli Moratti telefon


TË NGJASHME