HomeSport

Wayne Rooney rikthehet në Angli, ja ku do e shohim sërish sulmuesin

Pas vetëm një viti në Shtetet e Bashkuara, Wayne Rooney bën kthesën e papritur në karrierën e tij dhe rikthehet sërish në Angli. Ky rikthim i papritur i Rooney, ka tronditur të gjithë opinion sportiv në Angli dhe pritet që Rooney të marri një rol aspak të zakontë te Derby County.

Rooney është “kapur” nga mediat lokale në aeroportin e “Heathrow” në Londër dhe duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet britanike, ai pritet të firmosë kontratën për aventurën e re. Futbollisti që në sezonin e parë dhe të fundit në SHBA shënoi 23 gola në 43 ndeshje të luajtura jo vetëm që do të jetë një futbollist i Derby, por do të ketë një rol edhe në stafin teknik të drejtuar nga Phillip Cocu.

Trajneri holandez, që vetëm pak javë më parë zëvendësoi në pankinë Frank Lampard është suprizuar nga ky lajm dhe nuk ka dashur të bëjë komente. Por ky rikthim i papritur i ëayne Rooney në Angli ka ende shumë detaje të paqarta. Më e rëndësishmja ka të bëjë me pagën e tij. Mediat flasin për 4.5 milion euro në vit, por kjo shifër është një luks për një klub të kategorisë së dytë angleze.


TË NGJASHME