HomePolitikë

Wesley Clark: Dua ta shoh Kosovën në BE dhe NATO

Ish-gjenerali i forcave të NATO’s, Wesley Clark, është nderuar sot me çmimin “Urdhëri i Lirisë”, nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. I pranishëm bashkë me familjen e tij, Clark nuk ka lënë pa falenderuar presidentin për çmimin e dhënë.

“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme që të kthem në këtë vend 20 vjet më pas. Pas tërë atyre kohëve të turbullta. Shumë tragjedi ka kaluar ky vend”, ka thënë Clark.

Ai shtoi se Kosovën tashmë e pret një e ardhme e ndritur drejt integrimeve europiane.

“Populli i Kosovës ka guximin që të marrë vendimet e duhura. Perëndimi do mirëpresë Kosovën. Ne do vazhdojmë të investojmë në këtë vend siç kemi bërë tash e një kohë”, shtoi udhëheqësi i bombardimeve ndaj forcave paramilitare serbe në vitin 1999.

Më tej ai shtoi se Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e BE’së dhe NATO’së.

“Dua ta shoh Kosovën anëtare të NATO-së, sepse aty janë njerëzit që besojnë në vlerat e lirisë. Mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar këtë,” thekson Clark


TË NGJASHME